BallinaKronikeVENDIMI/GJKKO lë në burg prokurorin e Kukësit dhe shoferin e tij. Ja...

VENDIMI/GJKKO lë në burg prokurorin e Kukësit dhe shoferin e tij. Ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg prokurorin e Kukësit Edmond Karriqin dhe shoferin e tij Isuf Gegën. Prokurori Karriqi ka kërkuar zëvendësimin e masës, por i është refuzuar.

Prokurori Kariqi u arrestua pak javë më parë në Kavajë, pasi akuzohej për korrupsion. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ishte vetë prokurori që kërkoi ndryshim mase për arsye shëndetësore.

Prokurori i Kukësit akuzohej për marrje ryshfeti për lehtësim mase.

Arrestimi

Karriqi ka shkuar në Kavajë për të marrë paratë nga personi me të cilin kishte bërë marrëveshjen. Fillimisht paratë i janë dhënë në dollarë, por prokurori nuk i ka pranuar, kështu që sekseri i ka kthyer ato në Euro në një pikë këmbimi valuator dhe më pas ia ka dhënë Karriqit.

Teksa kryhej gjithë kjo procedurë, Karriqi dhe sekseri i tij përgjoheshin, dhe në momentin që po bëhej dorëzimi i parave, policia mbërriti në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës dhe kreu arrestimin. Bashkë me Karriqin u vu në pranga dhe Sekretari i Prokurorisë së Kavajës, Isuf Begaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular