“Dhimbje koke, humbje dëgjimi…”/ ‘Sindroma e Havanës’, sëmundja misterioze prek 200 amerikanë

0

Rreth 200 amerikanë në gjithë botën, përfshirë një foshnjë, kanë raportuar simptoma të “Sindromës së Havanës”.

Sëmundja misterioze u raportua për herë të parë në vjeshtën e vitit 2016 kur një punonjës në ambasadën amerikane në Kubë pësoi dhimbje koke, ankth, humbje dëgjimi, probleme me kujtesen dhe simptoma të tjera.

Që atëherë, në çdo kontinent përveç Antarktidës, shtetas amerikanë kanë pësuar të njëjtat simptoma të çuditshme, ku rastet më të fundit janë raportuar në Vjenë.

Kjo sindromë është ende e pashpjegueshme, por shkencëtarët amerikanë thonë se ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga rrezatimi me mikrovalë.

Oficerë të inteligjencës amerikane, diplomatë dhe zyrtarë të tjerë në Vjenë, kanë raportuar simptoma të ngjashme me ato të “Sindromës Havana”, e cila prodhon marramendje, dhimbje koke dhe humbje të dëgjimit, që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në janar, njoftoi New Yorker të Premten.

Rasti i fundit në Vjenë, si dhe rasti ku mandati i një diplomati amerikan në Gjermani u ndërpre nga sëmundja e pashpjegueshme, e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në 200, njoftoi NBC.

Reuters citon një deklaratë të Ministrisë së Jashtme austriake që tha se ajo ishte “duke punuar me autoritetet amerikane për zbardhjen e incidentit”. Vjena konsiderohej si një pikë e nxehtë e spiunazhit, veçanërisht gjatë Luftës së Ftohtë.

Shtetet e Bashkuara kanë një prani të madhe diplomatike atje. Në Vjenë po mbahen edhe bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen bërthamore të 2015-ës.

Në maj dolën raporte se disa zyrtarë amerikanë dyshojnë se agjencia famëkeqe e inteligjencës së huaj ruse – GRU – mund të ishte fajtori.

Një oficer ushtarak amerikan me seli në një vend me një prani të madhe ruse, gjithashtu thotë se ai ndjeu sikur koka e tij do të shpërthente, gjatë një incidenti ku ai u gjet pranë një automjeti të G.R.U.

Administrata e Biden po përballet me një presion në rritje për të zgjidhur misterin, por shkencëtarët dhe zyrtarët qeveritarë nuk janë ende të sigurt se kush mund të fshihet pas ndonjë sulmi të mundshëm, nëse simptomat mund të ishin shkaktuar pa dashje nga pajisjet e mbikëqyrjes, ose nëse incidentet ishin vërtet sulme.

Konfirmimi se një shtet kundërshtar i SHBA, ka kryer sulme të dëmshme kundër personelit amerikan, do të pasonte një përgjigje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara.

Tani për tani, administrata po ofron garanci se po e merr seriozisht çështjen, po heton në mënyrë agresive dhe do të sigurohet që të “sëmurët” të kenë kujdes të mirë mjekësor.

“Sëmundja” është emërtuar ‘Sindroma Havana’, sepse rastet e para prekën personelin në 2016 në Ambasadën e SHBA në Kubë./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.