BallinaKryesoreMark Marku: Ndoshta PD duhet të ngrijë raportet me Berishën pas shpalljes...

Mark Marku: Ndoshta PD duhet të ngrijë raportet me Berishën pas shpalljes “non grata”

Deputeti i zgjedhur në qarkun e Lezhës, Mark Marku ka kërkuar ‘ngrirjen’ e përkohshme të ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Log” në ABC, ai tha se se duhet të ketë një “ngrirje” të marrëdhënies së Sali Berishës me grupin e PD-së pas vendimi të marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e shpalli “non grata”.

Sipas deputetit të zgjedhur, protagonizmi në parlament i Berishës dëmton forcën që themeloi 30 vite më parë, ndaj dhe duhet që të bëjë një hap pas.

“Në gjykimin tim një kryeministër dhe një ish-president në momentin që mbaron mandatet largohet nga politika, kështu që ai do të duhet ta kishte bërë vetë. Është fat i keq që nuk kemi parlament me dy dhoma që një pjesë e ekselencës politike kalon në një nivel pak më “parazitar” por është një garanci për sistemin. Kushdo që mbaron një mandat të kësaj natyre nuk ka përse të jetë deputet. Patjetër që është një problem në PD për faktin që është shpallur “non grata” nga SHBA pasi kushtëzon marrëdhëniet e PD-së me SHBA-në që janë vend me shumë ndikim në botë dhe në politikën shqiptare.

Normalisht kjo është një kosto, por PD, Basha e ka shumë të vështirë për ta marrë një vendim edhe nëse ja kërkojnë. Edhe vetë PD-ja e ka shumë të vështirë ti thotë kryetarit të vet. E para se vendimi nuk është i argumentuar përse është shpallur “non grata”. Zgjidhja do të ishte një “ngrirje” për të mos u rënduar, për të mos e komplikuar këtë marrëdhënie me PD-në, një “ngrirje” e marrëdhënies, të Berishës me grupin e PD-së. Mund të vijë edhe në parlament, se nuk e pengon kush,”- tha Marku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular