BallinaBotaDeutsche Welle: Qeveria gjermane jep 400 milionë euro për viktimat e përmbytjeve

Deutsche Welle: Qeveria gjermane jep 400 milionë euro për viktimat e përmbytjeve

Qeveria federale dhe qeveritë e landeve vënë në dispozicion shuma të mëdha parash për zonat e prekura nga përmbytjet në Gjermani.

Një javë pas katastrofës së përmbytjeve, sidomos në pjesën perëndimore të Gjermanisë, qeveria federale ofron një ndihmë emergjente prej 400 milionë eurosh. Me këto para synohet të eleminohen dëmet më të mëdha të ndërtesave dhe të infrastrukturës komunale dhe të kapërcehen nevojat e tjera urgjente. Shuma prej rreth 400 milion eurosh do të ofrohet përgjysmë nga qeveria federale dhe nga qeveritë e landeve.

Gjithashtu planifikohet edhe një fond për rindërtimin, por vendimi në lidhje me shumën e këtij fondi do të merret vetëm pasi shkalla e dëmtimeve të mund të parashikohet më saktësisht në javët e ardhshme.

Merkel: Ngushëllimi i vetëm solidariteti i njerëzve

Kancelarja Merkel e cila vizitoi disa nga zonat e katastrofës dhe u shpreh e prekur thellë nga dëmet e tmerrshme dhe nga njerëzit që kanë humbur gjithçka.

Merkel: Ngushëllimi i vetëm solidariteti i njerëzve.

Kancelarja tha se nuk gjen fjalë për të shprehur se sa shumë janë goditur banorët e zonave të pëmbytura duke shtuar se “ngushëllimi i vetëm është solidariteti i njerëzve.”

Policia vazhdon kërkimin e personave të zhdukur

Ndërkohë numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 164 vetë: 117 janë konfirmuar në landin Rheinland-Pfalz dhe 47 në Nordrhein-Westfalen. Në të dy landet federale nuk përjashtohet që mund të gjenden edhe viktima të tjera dhe kërkimi për njerëzit e zhdukur vazhdon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular