BallinaAktualitetMoti/Kapiteneria e Sarandës paralajmëron anijet dhe varkat turistike: Kujdes deri të..

Moti/Kapiteneria e Sarandës paralajmëron anijet dhe varkat turistike: Kujdes deri të..

Nga e mbrëmja e së mërkurës deri të premten, anijet dhe jahtet turistikë duhet të bëjnë kujdes me daljet në det.

Paralajmërimi vjen nga Kapiteneria në Sarandë, pas të dhënave të bëra publike nga Shërbimi Meteorologjik, se që nga mbrëmja e së mërkurës deri të premten valëzimi, kryesisht në orët e pasditeve, do të jetë deri në 5 ballë.

“Prej ditës së mërkurë përgjatë bregdetit era do të fitojë forcë hera herës e vrullshme duke u pasuar nga shtim i dallgëzimit 4 deri 5 ballë në brigjet e Jonit“, thuhet në njoftimin e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak

Gjithsesi, ditët në vijim moti pritet të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta deri në 34 gradë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular