BallinaKryesoreShans i artë për Manajn, trajneri Kuman e grumbullon me ekipin e...

Shans i artë për Manajn, trajneri Kuman e grumbullon me ekipin e parë të Barcelonës

Edhe pse e ardhmja duket larg Barcelonës, sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, është ftuar nga trajneri Ronald Kuman, në ekipin e parë, për ndeshjen e sotme miqësore që katalanasit do të zhvillojnë kundër Nastiç, skuadrës që militon në ligën e tretë spanjolle.

Takimi i sotëm do të jetë i pari për Barcelonën e Kumanit në përgatitjet parasezonale, kjo përballje është planifikuar të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin “Johan Cruyff”.

Në listën e publikuar nga Kuman, bie në sy prezenca e lartë e futbollistëve të rinj, të cilët do të marrin pjesë në këtë miqësore. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular