BallinaKronikeTenderi i uniformave, kreu i Komisionit akuzon drejtoreshën Naqellari: Ajo ishte në...

Tenderi i uniformave, kreu i Komisionit akuzon drejtoreshën Naqellari: Ajo ishte në djeni të shkeljeve

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, lidhur me një tender abuziv në Ministrinë e Brendshme për uniformat e policisë, ku çoi në arrestimin e 9 zyrtarëve

Në dosjen e siguruar nga gazetari i ABC, theksohet se Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ylber Pjetërnikaj ka vërejtur disa shkelje në tenderin abuziv. Sipas tij ka pasur mangësi me dokumentacionin nga ofruesit lidhur me procedurën e prokurimit.

Sipas dëshmisë së dhënë në SPAK, Pjetërnikaj deklaron se ish – drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari tashmë e arrestuar, ishte në dijeni të të gjitha problematikave të konstatuara.

Po ashtu një prej anëtareve të Njësisë së Prokurimit, konkretisht inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, nuk e ka firmosur tenderin. Madje ajo ka ngritur
shqetësimin për abuzimin që po bëhej dhe nuk ka pranuar t’i nënshkruajë dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti.

Në dosjen e SPAK, që disponon ABC theksohet se zyrtarët tashmë të arrestuar të ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh.

Kujtojmë se 9 të dyshuarit Edlira Naqellari, Flutura Cekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Klevis Hasani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali i janë drejtuar Gjyaktës së Apelit dhe kërkojnë lehtësim të masave të sigurisë. Tetë të dyshuarit janë lënë në burg, ndërsa e dyshuara Anisa Bogdani shkoi nën arrest shtëpiak.

SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10 korrik, ku u arrestuan ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

Pjesë nga dëshmia e Pjetërnikaj dhe dosja e SPAK:

“Gjatë kohës së procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, unë si anëtar i komisionit kam konstatuar disa mangësi në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga ofruesit për këtë procedurë. Konkretisht, për operatorin “Genc TAAHHUT GIYIM TEKSTIL”, nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në pikën 11 të ofertës teknike, pasi dokumentet e paraqitura për certifikatën EN ISO, për çdo model këpuce, nuk ishin lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë. Kjo certifikatë kërkohej për garantimin e cilësisë së mallit. Gjithashtu nuk ka plotësuar kriterin përcaktuar në germën “b” të pikës 12 pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesit e aksesoreve për përbërjen e materialeve të përdorura. Mospërmbushja e këtyre pikave të mësipërme ka qenë kusht për skualifikim. Për bashkimin e operatorève ekonomik BOE “hapko doo-odjeca 1 mesiperme ka doo” “jelen professional doo”, “galeb “OpenTech consulting & doo+ Galko doo Services sh.pk nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga ana e tyre, ka rezultuar se nuk kanë përmbushur kriterin e përcaktuar ne piken 13 te ofertës teknike, pasi ditën e hapjes nuk ka paraqitur disa nga mostrat ose kampionët e artikujve, objekt prokurimi gjithashtu nuk plotësonte kriterin e përcaktuar ne piken 12 te ofertës teknike, pasi nuk kishte dorëzuar skeda teknike raport testimi, fletë-analiza për te gjithë artikujt e kostumeve dhe këmishave Mosplotesimi i këtyre dy kritereve ishte kusht për skualifikimin e operatorëve pjesëmarrës. Gjithashtu, gjate shqyrtimit të dokumentacionit të bashkimit të operatoreve BOE “D&Esh pk “Summer Confs 1″+ “LOVERS SRL” “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN TIC AS A VEDAT YAKUPOGLU” është konstatuar mungesa e certifikatave të konformitetit për çdo model këpuce, kërkuar nga autoriteti. Mungesa e këtyre ishte kusht për skualifikimin e operatorit nga procedura e prokurimit. Ne gjendjen faktike të dokumentacionit të ofruar nga operatorët ekonomik, nuk mund të kualifikohej asnjë ofertues edhe ne fazen e II-te-ofertat teknike Sqaroj se certifikatat e konformitetit janë kërkuar si kritere te veçanta pjese perberese te dokumenteve standarde te tenderit, ku mungesa e tyre ka qene kusht kualifikimi për çdo operator pjesëmarrës. Ne lidhje me problematikat e konstatuara, sipas deklaruesit rezulton se ishte ne dijeni edhe titullari i Organit Qendror Blerës shtetasja Edlira Naqellari, përpara mbylljes së procedurës, e cila ka qenë e interesuar për realizimin e kësaj procedure në çdo mënyrë, e cila në mënyrë periodike e ka thirrur ne zyre kryetarin e KVO-se shtetasin Yiber Pjetërnikaj për t’u interesuar për procedurën, ku kryetari i KVO-re e ka vënë në dijeni për problematikat e hapura për çdo operator ofertues, që konsistonte ne mungesën e dokumentacionit të kërkuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular