BallinaAktualitet“Tepelena gur i thatë! Dy ministra nga një fshat!”- Namik Dokle publikon...

“Tepelena gur i thatë! Dy ministra nga një fshat!”- Namik Dokle publikon vjershën e ‘97-tës: Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…

Ish-kryetari i Parlamentit, Namik Dokle ka publikuar një vjershë të vitit 1997, kur asokohe u miratua qeveria e Fatos Nanos.

Namik Dokle ka qenë ish-zëvendëskryeministër, ish-kryetar i Grupit të PS-së dhe kryetar i Kuvendit gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste.

Në mesazhin e tij në Facebook, Namik Dokle thekson se herë pas herë shkruante vjersha kur ishte në parlament dhe këtë ia ka kaluar Fatos Nanos, pasi ky i fundit kishte paraqitur raportin dhe emrat e ministrave të kabinetit të tij në vitin 97.

“E SHKRUAR NE PARLAMENT…

( Disa nga ish-kolegët parlamentarë e dinë se hera-herës shkruaja ndonjë vjershë në vend të fjalimeve. Po kujtoj nje prej tyre, shkruar në korrik 1997, kur u miratua qeveria Nano)

Tepelena gur i thatë

Dy ministra nga nje fshat,

Kalo Vjosën, dil në Vlorë,

Pesë ministra me kemborë.

Myzeqe edhe Devoll,

Nje ministër e kanë boll,

Nje minister ka dhe Korça,

Barabar dhe Shkodër locja.

Elbasani ka një Cekë

Dhe Mirdita ka një Ndrekë,

Vetëm Lushin gjith’ Veriu

Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…

Ia dhashë Fatosit dhe ai e lexoi me buzëqeshjen tipike, aspak inatçore, dhe e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve”-shkruan Namik Dokle.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular