BallinaSportVllaznia sfidon AEL, Brdaric i bindur: Na pret një betejë e madhe....

Vllaznia sfidon AEL, Brdaric i bindur: Na pret një betejë e madhe. Xhaferi beson tek kualifikimi: Vendoset në Shkodër

Në Shkodër, kundër Siroki Brijeg, Vllaznia vuri në jetë një përmbysje fantastike që do të kujtohet edhe për shumë kohë. Ndryshe nga tifozët, trajneri Brdaric nuk dëshiron që të përsëritet e njëjta histori edhe nga AEL Limassol, nëse bëjnë të njëjtat gabime edhe kundër qipriotëve nuk do të kenë asnjë shans për tu kualifikuar. Trajneri i Vllaznisë është i bindur që kjo është një sfidë me një koeficient të lartë vështirësie dhe kërkohet një paraqitje perfekte:

“Për mua çdo ndeshje fillon nga 0. Pothuajse e kam harruar atë që ndodhi në dy ndeshjet me Siroki. Tani kemi një kundërshtar tjetër si AEL, që ka më shumë cilësi se boshnjakët dhe është më i fortë. Ekipi im është gati për një betejë të madhe, pasi AEL Limassol, është një ekip serioz dhe duhet të jemi të përgatitur për një ndeshje të madhe.

Në këto ditë e kemi studiuar kundërshtarin. Kemi parë shumë video të tyre, për t’i parë se si mund t’i godasim. Kanë bërë disa lëvizje në merkato me lojtarë të rinj dhe nuk e dimë si do paraqiten. Megjithatë edhe ata kanë pikat e dobëta dhe do mundohemi t’i godasim aty.

Është një ndeshje e vështirë, kundërshatri nuk është i lehtë. Kur vjen në një fazë të tillë, çdo ndeshje është e vështirë. Duhet të jemi më të vëmendshëm. Me Siroki Brijeg, kemi treguar pak naivitet, pavarësisht asaj që bëri arbitri. Duhet të jemi gati për këtë ndeshje.

 

 

Ndryshimi i orarit? Në fillim u habitëm me orarin që ishte vendosur, pasi nuk ishte i duhuri. Megjithatë i bëmë një apel UEFA-s dhe u miratua, kushtet tani do jenë më të mira për të dyja ekipet që të tregojnë paraqitje të mire”.

Taktika është diçka që më përket mua. Duhet të shkojmë atje të përgatitur mirë. Kemi një kundërshtar me entuziazëm. Atmosfera do të jetë një shtysë për ta. Presim një ndeshje të fortë dhe duhet të bëjmë mirë në këtë ndeshje për t’ia dalë.

Victor Da Silva nuk do të jetë i gatshëm dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme. Megjithatë unë duhet të fokusohem te lojtarët që do të kem në këtë ndeshje. Të gjithë ata që do luajnë duhet të kuptojnë se jemi një ekip ku të gjithë duhet të jenë të gatshëm dhe jo vetëm ata 11 që do të jenë në formacion.

Nuk më intereson shumë se çfarë ndodh te kundërshtari. Unë ju garantoj se do të shkojmë aty për të marrë maksimumin. Dua të them që të gjithë lojtarët e ndeshjes së fundit do të jenë të gatshëm për të luajtur, përveç Da Silvas. Çoba është një djalë që më pëlqen shumë, por duhet të vazhdojë të punojë për të ecur më lart. Ai është shembulli më i mirë, për një lojtar që kalon nga akademia te ekipi i parë”, u shpreh Thomas Brdaric.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular