BallinaKryesore“E kam paralajmëruar për 2 mld euro humbje në arbitrazh”/Petrit Vasili publikon...

“E kam paralajmëruar për 2 mld euro humbje në arbitrazh”/Petrit Vasili publikon dokumentin që i ka dërguar Ramës kur ishte ministër i Drejtësisësë: Nuk e vuri ujin në zjarr. I bëj thirrje SPAK…

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një shkresë të vitit 2017, kohë kur ai mbante postin e Ministrit të Drejtësisë dhe këtë shkresë ia ka dërguar kryeministrit Rama.

Bëhet fjalë për një dokument, ku ngrihet shqetësimi për shifrat e parave që qeveria shqiptare duhet të paguajë në arbitrazh.

Vasili thotë se në atë kohë, i ka treguar kryeministrit hapat që duhet të ndërmerrtë për të shmanguar, atë që ai e quan “katastrofë”.

“E kam paralajmëruar me kohë zyrtarisht Edi Ramën, që në prill të vitit 2017, që rrezikoheshin të humbeshin 2 miliard euro në gjyqet në arbitrazh ndërkombëtar për shkak të kontratave të prishura në mënyre të njëanshme nga qeveria. I kam treguar zyrtarisht edhe vendimet dhe hapat, që duhej të ndërmerrte për te ndalur katastrofën. Rama nuk e vuri aspak ujin ne zjarr. Ai nuk organizoi as edhe një mbledhje të vetme, nuk mori asnjë vendim apo urdhër. Nuk beri as edhe një takim të vetëm mes meje si Ministër i Drejtësisë dhe atij si Kryeministër për kete paralajmërim zyrtar për këtë situate kaq te rende”, shkruan Vasili.

Për këta ai i bën thirrje SPAK që të hetojë kryeministrin Rama për shpërdorim detyre, pasi i ka të gjitha faktet, madje edhe me dokumente.

“Edi Rama ka shpërdoruar në mënyre flagrante detyrën me veprimet dhe mosveprimet e tij, duke prodhuar pasoja katastrofike mbi financat e vendit. SPAK-u e ka shumë të lehte të fillojë hetimin dhe të çoë përpara drejtësisë Ramen. SPAK-u ne se vërtet nuk eshte i kapur dhe nuk funksionon me regji le te guxoje e te trimerohet nje here te vetme dhe te veproje mbi Edi Ramen. Faktin e dokumentuar po ja veme ne dispozicion serish publikisht”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plote i Petrit Vasilit

SPAK, ne se nuk funksionon me regji, vepro ndaj Rames, per gjyqet ne arbitrazh, ja Dokumenti!

Shqipëria duhet te paguaje 236 milion euro vetem per gjyqe te humbura deri tani per faj te qeverise ne arbitrazh nderkombetar.

Te tjera gjyqe te humbura na presin ne te ardhmen me pasoja mjaft te renda financiare.

E kam paralajmeruar me kohe zyrtarisht Edi Ramen, qe ne prill te vitit 2017, qe rrezikoheshin te humbeshin 2 miliard euro ne gjyqet ne arbitrazh nderkombetar per shkak te kontratave te prishura ne menyre te njeanshme nga qeveria.

I kam treguar zyrtarisht edhe vendimet dhe hapat, qe duhej te ndermerrte per te ndalur katastrofen.

Rama nuk e vuri aspak ujin ne zjarr.

Ai nuk organizoi as edhe nje mbledhje te vetme, nuk mori asnje vendim apo urdher.

Nuk beri as edhe nje takim te vetem mes meje si Minister i Drejtesise dhe atij si Kryeminister per kete paralajmetim zyrtar per kete situate kaq te rende.

Rama heshti me qellim bile nuk mori asnje mase te vetme per te ndalur kete tragjedi financiara me autor qeverine e tij.

Media shqiptare nuk i kushtoi vemendje ketij paralajmerimi, qe tregonte pasojat katastrofike, qe e prisnin vendin.

Bile pati pjese te medias, qe u shqetesuan shume per humorin e prishur te Rames dhe jo per shkaterrimin e financave dhe interesit publik.

Fakti eshte flagrant dhe me Dokumente.

Edi Rama ka shperdoruar ne menyre flagrante detyren me veprimet dhe mosveprimet e tij, duke prodhuat pasoja katastrofike mbi financat e vendit.

SPAK-u e ka shume te lehte te filloje hetimin dhe te çoje perpara drejtesise Ramen.

SPAK-u ne se vertet nuk eshte i kapur dhe nuk funksionon me regji le te guxoje e te trimerohet nje here te vetme dhe te veproje mbi Edi Ramen.

Faktin e dokumentuar po ja veme ne dispozicion serish publikisht.

Letra eshte zyrtare edhe ne se e kane zhdukur ja ku eshte nje kopje e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular