BallinaKronikeE rëndë në Kamëz, makina përplas motorin në Bulevardin “Blu”, ndërron jetë...

E rëndë në Kamëz, makina përplas motorin në Bulevardin “Blu”, ndërron jetë 30-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz. Në bulevardin “Blu”, një makinë është përplasur me një motor, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit

Policia sqaron se në timonin e makinës ka qenë 25-vjeçari R. M., ndërsa viktimë ka mbetur 30-vjeçari F. H.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular