BallinaSocialeI riu i verbër nga Kamza kërkon punë: Kam 3 diploma, shteti...

I riu i verbër nga Kamza kërkon punë: Kam 3 diploma, shteti nuk më hap derën. Është e dhimbshme, kudo shkojmë na përcjellin

Mund të kesh edhe tre diploma në xhep, një bacelor dhe 2 mastera shkencor dhe profesional dhe ta shohësh sërish veten pa punë e pa të ardhme, kur është fjala për një të verbër a person me aftësi të tjera të kufizuara

Ervini nga Kamza e njeh shumë më mirë se kushdo ndjesinë e refuzimit të punës pasi ka trokitur në shumë dyer institucionesh qëndrore a vendore prej ku ka marrë vecse zhgënjime, fjalë boshe dhe përcjellje pa arsye.

I riu 28 vjecar thotë se ka sakrifikuar shumë që të diplomohej me nota të larta duke studiuar orë pa orë me shpresën se pikërisht mesatarja do t’i çelte një ditë rrugën e punësimit në administratë a gjetkë, por jo. Si diploma për shkenca politike, shkollimi i lartë 5 vjecar me mesatare 9.5 në fushën e administrimit të politikave publike dhe madje as mbrojtja e shkëlqyer e anglishtes në nivelin C nuk kanë qenë bindëse për institucionet se djaloshi i verbër vlen dhe i duhet dhënë një shanc në jetë.

Legjislacioni shqiptar përcakton qartë se në cdo 24 të punësuar në sektorin publik a privat I 25 duhet të jetë person me aftësi të kufizuar. Por ligji dukshëm shkelet duke nisur nga vetë institucionet shtetërore në qendër dhe në bazë si dhe entet publike në varësi të tyre ku të punësuarit nga rradhët e aftësisë së kufizuar janë me pikatore në rraport me punonjësit e tjerë.

Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka një shifër zyrtare të personave të punësuar nga kjo kategori edhe pse ligjërisht i takon institucionit të statistikave të kryej studime të thelluara në këtë drejtim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular