KAMEZ/Përplasi për vdekje të riun, arrestohet polici bashke me vëllain

0

Eshte vënë në pranga autori i aksidentit ku mbeti i vdekur nje i ri që po drejtonte një motorr në Bulevardin “Blu” në Kamëz.

Ai është një punonjës policie i moshës 20 vjeçare dhe është arrestuar nga SHÇBA.

Ja njoftimi

Tiranë

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestuan në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç.

Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip ‘Benz’ në rrugën ‘Teuta’, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip ‘Suzuki’, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.