BallinaBotaPlas grushti në emision live/ Pas akuzave, ish-zv. Ministri i Brendshëm rrihet...

Plas grushti në emision live/ Pas akuzave, ish-zv. Ministri i Brendshëm rrihet me anëtarin e partisë…

Debati televiziv mes dy politikanëve në Moldavi ka përfunduar në një skenë boksi dy ditë më parë.

Anëtari i Partisë së Ndryshimit, Sergiu Tofilat u konfliktua me ish-zv.Ministrin e Brendshëm, Ghenadie Cosovan pas disa shkëmbime akuzash.

Situata u acarua kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat i cili iu kthye me grushte e më pas e hodhi në tokë.

E gjithë skena u transmetua live në televizion teksa mediat moldave shkruajnë se pas emisionit ata i dhanë dorën njëri tjetrit.

Një ditë më pas, Tofilat ka kërkuar falje publike. Përmes një postimi në rrjete sociale ai thotë se dhuna është e papranueshme dhe mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me mjete të tilla.

“Më vjen keq për incidentin në televizionin Jurnal. Ishte një situatë në të cilën nuk dija t’i kontrolloja emocionet e mia dhe pendohem për atë që ndodhi. Dhuna është e papranueshme, mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me mjete të tilla. Më vjen keq për këtë incident ” – shkruan Tofilat.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular