BallinaOP EDSfida e vetme dhe e vërtetë e PD

Sfida e vetme dhe e vërtetë e PD

Nga Red Varaku

25 prilli është dita më e zezë për demokracinë e brishtë shqiptare, sepse është dita kur ajo u nxorr në pritë dhe u godit pabesisht mu në zemër, tek legjitimiteti i zgjedhjeve.
Për pasojë do të prodhojë vetëm krizë, destabilitet dhe regres për Shqipërinë.
Nuk mund të ketë dhe nuk do ketë qetësi për askënd pa u riparuar pasojat e këtij krimi, as për ‘fitimtarët’. Ky është një rregull elementar që e dinë edhe çiliminjtë e shkencave politike.
Presioni nga jashtë dhe presioni nga brenda, që PD t’i pranojë këto zgjedhje do të vijë duke u shtuar. Do të ketë edhe mercenarë antiopozitarë brenda PD, që do t’i bashkohen këtij presioni.
Kjo për arsye sepse zgjidhja e krizës shqiptare ka qenë angazhim i qartë i shumë faktorëve dhe angazhim parësor i ambasadores amerikane në Shqipëri. Dështimi në zgjidhjen e kësaj krize është dhe një dështim i ambasadores amerikane.
Sfida e PD mbetet mosnjohja e këtyre zgjedhjeve, distancimi i qartë ndaj çdo oferte dhe qëndrimi i palëkundur ndaj çdo presioni, pavarësisht pasojave.
Në fakt, kjo është sfida e vetme dhe e vërtetë e PD.
Të tjerat janë llogje hini!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular