BallinaAktualitetVIDEO/ Motori i "Shqiponjave" futet me të kuqe te Komuna e Parisit...

VIDEO/ Motori i “Shqiponjave” futet me të kuqe te Komuna e Parisit dhe shkakton aksident

Këto pamjet e aksidentit që ndodhi të dielën mbrëma në kryeqytet, ku dy efektivë të Forcave Shqiponja, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kanë hyrë në kryqëzimin tek “Komuna e Parisit” me semaforin që ishte me të kuqe. Në video, shihet momenti kur motori i parë i forcave “Shqiponja” hyn me shpejtësi në kryqëzim dhe përplaset me një makinë që ishte duke ecur në korsinë e saj, ndërsa menjëherë më pas, një motor i dytë iu vjen në ndihmë

Pamjet janë të rënda dhe tregojnë sesi edhe pse janë ata, efektivët e Policisë ata që ndalojnë qytetarët për shkeljen e Kodit Rrugor dhe atij Penal, ky është rasti ku ka ndodhur e kundërta. Fatmirësisht, të dy efektivët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi që po drejtonte automjetin me të cilin u përplas motori i Policisë nuk ka marrë dëmtime.

Por edhe pse kanë kaluar 4 ditë, ende nuk ka një reagim nga Policia e Shtetit. Pamjet e publikuara nga Dosja.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular