BallinaKronikeDetaje nga kokaina në Durrës, në port u kontrolluan 10 kontejnerë, droga...

Detaje nga kokaina në Durrës, në port u kontrolluan 10 kontejnerë, droga ishte fshehur në disa pako

6.5 kilogram kokainë u kapën në një kontejner në portin e Durrësit pasditen e sotme. Sërish kokaina u kap në konteinerin e kompanisë ‘’Alba Exotic Fruit’’ pasi 10 ditë më parë iu kapën 11.5 kg.

U kontrolluan 10 kontejnerë dhe në një prej tyre u gjet kokaina e ndarë në disa pako.

Edhe ky konteiner ishte me fruta ekzotike teksa kokaina në portin e Durrësit vjen kryesisht nga Ekuadori dhe si mjet përdoren kontejnerët e kompanive shqiptare të import-eksportit.

Më parë është arrestuar menaxheri i kompanisë ”Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni si dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular