BallinaRajoniNdalohet me ligj mohimi i Srebenicës: Burg kush justifikon gjenocidin

Ndalohet me ligj mohimi i Srebenicës: Burg kush justifikon gjenocidin

spot_img
spot_img

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko ka vendosur që të ndërmarrë ndryshime në Kodin Penal të Bosnjes që parashikojnë denim për ata që mohojnë gjenocidin ndaj mzslimanëve boshnjakë, dhe ata që madhërojnë figurat e kriminelëve të luftës, të njohur të tillë edhe nga Gjykata e Hagës.

Ky vendim vjen edhe nën diskrecionin që të lejojnë ligjet e Bashkimit europian, ku kompetencat e Bonit i japin këtë të drejtë drejtuesit të lartë politik për të shtyrë përpara këtë vendim. Ky vendim parashikon dënimin nga gjashtë muaj deri në pesë vjet për të gjithë ata personave që publikisht mohojnë, minimizojnë apo përpiqen të justifikojnë një krim të gjenocidit, krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës. Nuk do të ketë emra rrugësh, shkollash apo lagjesh të atyre personave që kanë marrë pjesë në gjenocid. Ndërkaq, parashikimi ligjor gjithashtu sanksionon burgim nga tre muaj deri në tre vjet, për të gjithë ata persona që publikisht nxisin dhunë ose urrejtje ndaj një grupi personash ose ndaj një anëtari të një grupi racor, fetar apo që ka kombësi e origjinë tjetër etnike.

Menjëherë ka reaguar Milorad Dodik, kreu i republikës SRPSKA duke e cilësuar vendim të pabazuar, ndërsa kërkoi që Republika Srpska të fillojë procesin e shpërbërjes se nuk ka dialog të lirë në Bosnje e Hercegovinë. Por anëtari kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq përshëndeti vendimin e Përfaqësuesit të Lartë për të ndryshuar Kodin Penal, që ndalon dhe dënon mohimin e gjenocidit.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç e ka cilësuar Srebrenicën si krim lufte dhe krim të rëndë. Njëjtë, krim të rëndë dhe të tmerrshëm e ka cilësuar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ndërsa ish-presidenti Tomisllav Nikolic ka deklaruar se “Çdo gjë që ka ndodhur në luftërat në ish-Jugosllavi, ka karakteristikat e gjenocidit”.

Më 11 korrik 1995, në Srebrenicë hynë ushtarë serbë dhe vranë më shumë se 8.100 myslimanë boshnjakë – kryesisht djem dhe burra. Ende nuk janë identifikuar të gjithë trupat në varret masive.

BE, Amerika dhe Kombet e Bashkuara kanë kujtuar masakrën e Srebenicës 26 vjet më parë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB Guterres shkroi në Twitter: “Ne nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin e Srebrenicës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular