BallinaSportVIDEO/ Çmenduritë japoneze me 1824 dronë në qiell, spektakël në Lojërat Olimpike

VIDEO/ Çmenduritë japoneze me 1824 dronë në qiell, spektakël në Lojërat Olimpike

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike ka qenë ashtu si zakonisht shumë spektakolare dhe unike në llojin e saj. Në të janë pasqyruar historia e aktivitetit, por edhe traditat e vendit që i organizon, në këtë rast Japoni. Dhe një nga veçoritë në këtë vend është se janë të fiksuar pas risive teknologjike dhe e kanë treguar më së miri edhe gjatë shfaqjes.

Një nga momentet me spektakolare të ceremonisë ishte kur në qiellin e Tokios, mbi stadium, fluturuan 1824 dronë. Me një saktësi të jashtëzakonshme, ata ndriçuan qiellin mbi stadium me projeksione dritash duke krijuar rruzullin tokësor, për të ofruar një pamje spektakolare.

Më pas, këto dronë qëndruan mbi stadium duke ndriçuar gjithë natën në qytetin japonez, teksa këtë herë projektonin me radhë logot e disiplinave sportive që do të shfaqeshin gjatë aktivitetit në këto javë.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular