BallinaKryesoreDy adoleshentë trondisin botën e taekundos në Tokio, eleminojnë favoritët

Dy adoleshentë trondisin botën e taekundos në Tokio, eleminojnë favoritët

Medalja e Artë e Distria Krasniqit në Tokio ishte lajmi më i madh dhe i pritur për botën mbarëshqiptare, por lajmin kryesor erdhi nga sporti i taekundos dhe atë e bënë dy adoleshentë, që habitën të gjithë duke mposhtur dy pretendentët kryesorë për medalje.

Supersurpriza ishte spanjollja Adriana Cerezo Iglesias, 17 vjeç, që mundi dy herë kampionen e olimpike, 34-vjeçaren kineze Wu Jingyu.

“Nuk mund ta besoja. Ajo është një nga idhujt e mi, kështu që unë isha vërtet e frymëzuar për t’u ndeshur kundër saj dhe testuar aftësitë e mia. Jam shumë e lumtur që në fund ja dola mbanë dhe fitova”, tha Iglesias.

Adoleshentja spanjolle thotë se sekreti i fitores ishte thjesht te përqëndrimi dhe hyri në garë me mendjen se nuk kishte çfarë të humbiste.

Cerezo Iglesias do të përballet me Panipak Wongpattanakit të Tajlandës në finalen e deri në 49 kg.

Në kategorinë e -58 kg për meshkuj, tuniziani 19-vjeçar Mohamed Khalil Jendoubi ishte surpriza pasi një fitoreje të befasishme ndaj Solomon Demse në çerekfinale. Sportisti i ri mundi më pas favoritin kryesor për medalje, koreano-jugorin Jang Jun, për të arritur në finale.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular