Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, do të shpërblehet nga shteti i Kosovës pasi arriti të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Shpërblimi i cili do t’i takojë Krasniqit është shuma prej 100 mijë eurosh.
Kjo shumë është e përcaktuar nga rregullorja për shpërblime shtetërore për sportistet me rezultate kulmore, ajo për mbështetje të përhershme për sportistët kulmorë, si dhe rregullorja për bursat për shpresat olimpike dhe paraolimpike.
Sipas kësaj rregullore të miratuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shpërblimet do të jenë si vijon:
Lojërat Olimpike
Rekordi Olimpik – 200 mijë euro;
Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro;
Medalja e argjendtë – 60 mijë euro;
Medalja e bronztë – 40 mijë euro.
Distria Krasniqi, në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” e ka mposhtur me “Wazzari” xhudisten japoneze Funa Tonak