BallinaAktualitetU lye me baltë para raportimit! Gazetarja gjermane kërkon falje: Ndjeva turp...

U lye me baltë para raportimit! Gazetarja gjermane kërkon falje: Ndjeva turp të qëndroja me rroba të pastra

BBC shkruan se gazetarja gjermane ka kërkuar falje pasi u kap duke u lyer me baltë disa çaste para se të dilte në televizion nga një qytet i shkatërruar nga përmbytjet masive që kanv pushtuar vendin javën e fundit.

Në një deklaratë, Susanna Ohlen tha se ajo kishte bërë një “gabim të rëndë”. Ohlen, 39 vjeç, tha se ajo veproi pasi ndjeu “turp” kur raportoi nga qyteti me rrobat e saj të pastra

Ajo po raportonte nga Bad Münstereifel në Nordrhein-Westfalen, ku reshjet masive të shiut shkatërruan shtëpi dhe lanë dhjetëra të vdekur javën e kaluar. Gjatë raportimit ajo tha se kishte ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit në pastrimin e zonës.

Në një deklaratë, Susanna Ohlen tha se ajo kishte bërë një “gabim të rëndë”. Ohlen, 39 vjeç, tha se ajo veproi pasi ndjeu “turp” kur raportoi nga qyteti me rrobat e saj të pastra.

”Kam lyer baltë në rrobat e mia. Ndjeva turp të qëndroja para kamerës me rroba të pastra”- tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular