BallinaAktualitetApo shkohet drejt peshkut të madh? Ambasadorja Kim: Unë nuk jam peshkatare!...

Apo shkohet drejt peshkut të madh? Ambasadorja Kim: Unë nuk jam peshkatare! Njerëzit duhet të jenë…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, nga Pusteci ku mori pjesë në aktivitetin MIK FESTIVAL.

“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, tha Kim.

Pyetje – Po shkojmë drejt peshkut të madh

Përgjigje – Une jam diplomate. Unë nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate.

Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata.

Ajo që dua të flas në fakt është kultura shqiptare, dhe mundësia e madhe për të qenë me MIK FESTIVAL dhe dëgjonim “Zanat”, nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular