Një autobus me targa të Kosovës doli jashtë autostradës afër Slavonski Brod ku kanë vdekur të paktën dhjetë pasagjerë. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.

Siç raportojnë mediat kroate, sipas informacionit të fundit nga policia numri i personave që kanë humbur jetën deri tani është dhjetë.

Informacioni i parë i policisë ishte rreth tre të vdekur, por më pas numri i të vdekurve u rrit në tetë, dhe pastaj policia raportoi për dhjetë të vdekur.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetë”, tha Damir Brezic, një zëdhënës i policisë së qarkut Brod-Posavina.

foto galeri

foto galeri “Gjatë hetimit, policia përcaktoi se ishte një autobus me kombësi të Kosovës dhe targa regjistrimi gjersa sipas informacionit aktualisht të disponueshëm, 10 persona vdiqën në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.

Për shkak aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar.