BallinaAktualitetHoroskopi 25 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi 25 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Kontrasti i Mërkurit dhe Plutonit paralajmëron se, nëse lindin probleme, vështirësi dhe pengesa duhet të qëndroni racional, duke shmangur sjelljet egoiste dhe agresive. Beqarët duhet të keni kujdes  dhe vetëkontroll, përballë një dashurie nga e kaluara. Të dashuruarit, sot mund të jeni disi të tensionuar me partnerin, për sa i përket çështjeve të së kaluarës, q nuk i keni zgjidhur ende.

Demi

Shmangni thashethemet dhe në përgjithësi komunikimet, në të cilat  prireni të jeni të rrezikshëm, egoist, të vrazhdë, mendjelehtë dhe hakmarrës, sepse  në të kundërtën do të keqkuptoheni! Beqarët, pritet të ke i njohje të reja  dhe mesazhe dashurie, por mos nxitoni të përgjigjeni.  Sot jeni mjaft të prirur për vendime, përgjigje dhe zgjedhje të gabuara! Financiarisht, shmangni nënshkrimet, kontratat dhe marrëveshjet sot!

Binjakët

Disa humbje materiale sot, do ju stresojnë. Më në fund përqendroheni në mbrojtjen e arritjeve tuaja, por edhe në ruajtjen e vlerave tuaja personale, pasi  do të ndiheni të kërcënuar!

Beqarët shmangni flirtimet sipërfaqwsore dhe adhuruesit momentalë. Të dashuruarit ju pret një ditë plot pasion, erotizëm dhe emocione të thella! Problemi është se  rrëmbeheni xhelozia  dhe posesiviteti, të cilat mund të shkaktojnë konflikte me partnerin tuaj!

Gaforrja

Kontrasti Mërkur-Pluton  ndikon drejtpërdrejt te ju dhe mund të sjellë humbje të konsiderueshme nëse nuk i kushtoni vëmendje dhe nuk përmbaheni nga lakmi  dhe kërkesat e tepruara!

Beqarët, kini kujdes mos bini në dashuri me personin e gabuar, spse thjesht josheni nga pasioni. Të dashuruarit,  tregoni gjakftohtësi,  duke shmangur fiksimet, egoizmin dhe prirjen tuaj për tu zemëruar! Një ditë mjaft e vështirë për biznesin tuaj sot! Mundohuni të mos bëni gabime, sepse do të ketë humbje! Financiarisht, mos bëni shpenzime të panevojshme, të cilat do t’ju sjellin probleme në të ardhmen.

Luani

Është mirë t’i kontrolloni nervat dhe fjalët, pasi ka shumë gjasa të  bëheni arrogantë e të ofendoni pa dashur personat që ju rrethojnë.  Para se të ndiqni intuitën tuaj, sigurohuni që së pari të përdorni logjikën tuaj!

Beqarët mos i riktheni në një dashuri nga e kaluara, sepse ka të ngjarë të lëndoheni përsëri. Financiarisht, problemet vijnë papritmas dhe kjo është një nga arsyet kryesore që jeni të stresuar sot!

Virgjëresha

Sot përqendroheni te shoqëria dhe sqaroni keqkuptimet që keni me disa miq. Beqarët , sot del në sipërfaqe pëlqimi që ka një person nga rrethi juaja shoqëror. Duhet të tregoni kujdes, si e trajtoni situatën. Në fushën e karrierës, duhet t’i pranoni gabimet tuaja të komunikimit, në mënyrë që të mos i përsëritni!

Peshorja

Kontrasti Mërkur-Pluton ju ndikon mjaft negativisht dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm në çdo gjë që bëni! Do të zbuloni pas disa ngjarjeve dhe rrethanave, se keni shumë armiq ose njerëz që ju kanë zili dhe inat dhe për këtë arsye  duhet të merrni masat, gjithmonë me logjikë dhe jo në nerva e sipër.

Të dashuruarit, mos  e stersoni partnerin me problemet e punës dhe mos e teproni me nervat, pas asnjë arsye.  Për beqarët, do të ishte mirë të mos ngatërroni punën dhe dashurinë, apo flirtimet.

Akrepi

Kontrasti i sotëm Mërkur-Pluton lëkund kontaktet tuaja shoqërore, kështu që shmangni njohjet, marrëveshjet dhe diskutimet e rëndësishme! Këndi i planetëve ndikon drejtpërdrejt në fushën e jetës tuaj, e cila lidhet me lëvizjet dhe udhëtimet tuaja, kështu që nëse po planifikoni diçka të tillë tani, duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të organizuar në mënyrë të përsosur, që të mos ndodhin ndryshime që nuk i prisni !

Të dashuruarit prisni momente të nxehta dashurie sot me partnerin tuaj, megjithatë nuk duhet ta teproni me nervat dhe shpërthimet, pa arsye! Nëse jeni beqarë, tani po hyni në një proces eksperimentimi dhe loje, i cili nuk do të sjellë atë që dëshironi. Në fushën e karrierës, bëni shumë gabime, për shkak të vetëbesimit të tepërt dhe optimizmit të tepërt! Financiarisht, një lajm i papritur ju streson dhe ju detyron të ndryshoni strategji!

Shigjetari

Sot, do të duhet të keni forcë mendore, por edhe qëndrueshmëri fizike  për çfarë do lloj problemi që mund t’ju shfaqet gjatë ditës.  Të dashuruarit, sot mund të kaloni një krizë në marrëdhënien tuaj , e cila do të shkaktohet nga xhelozia, posesiviteti dhe egoja që keni sot.  Beqarët mos u merrni me histori të gabuara, që mund t’ju lëndojnë përsëri.

Bricjapi

Në përgjithësi do të keni vështirësi në fushën e marrëdhënieve ndërpersonale. Beqarët bëni gabime , pasi tërhiqeni nga pasioni dhe iluzionet. Të dashuruarit,shmangni konfliktet si dhe prirjen tuaj për të provokuar sjellje dhe reagime, të cilat e dini që mund të kenë pasoja ‘katastrofike’!

Ujori

Kontrasti Mercury-Pluton sot, do t’ju sjellë stres dhe  si dhe  shumë lodhje, prandaj kujdesuni të ushqeheni mirë.

Të dashuruarit provoni të bëni diçka ndryshe me partnerin sot, në mënyrë që pasioni dhe ndjenjat mes jush të mos humbasin, për shkak të rutinës.

Peshqit

Shmangni lojërat e fatit dhe të gjitha llojet e rreziqeve sot! Beqarët, sot ndiheni të dëshiruar dhe seksi, pasi ju rrethojnë shumë adhurues . Sidoqoftë, duhet t’i thoni jo dashurisë së gabuar pasionante, sepse  thjesht ju lajkatojnë me fjalë të mëdha dhe komplimente! Nëse jeni të dashuruar, përfitoni nga kjo periudhë pozitive, por shmangni prirjen tuaj për arrogancë të tepruar!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular