BallinaKronikePlagosja e 2 të rinjve, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorë, sekuestrohen edhe...

Plagosja e 2 të rinjve, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorë, sekuestrohen edhe 3 makina

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy të rinjve një ditë më parë në Tiranë, Altin Gjokës dhe Jetmir Marashit.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, si bashkepunëtorë në ngjarje, ndersa jane bllokuar edhe tre automjete.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbremjën e djeshme ku mbetën  të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. I(Gj), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Nj. K., 25 vjeç dhe B. P., 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi A. I(Gj).”, thote policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular