Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur një person i shpallur në kërkim rreth 50 vjeç.
I plagosur është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë. Nuk dihen ende rrethanat dhe identiteti i të plagosurit, teksa policia ka nisur hetimet.