BallinaSportValentino Rossi: Ky është sezoni im i fundit në Moto GP, do...

Valentino Rossi: Ky është sezoni im i fundit në Moto GP, do të doja…

spot_img
spot_img

“Il dottore”, Valentino Rossi tërhiqet nga garat e motorëve, Moto GP. Piloti karizmatik italian dorëzohet në moshën 42-vjeçare, duke i dhënë kështu lamtumirën garës me motorë në fund të këtij sezoni.

42-vjeçari i cili ka fituar 9 tituj botërorë dhe i vetmi në historinë e kampionatit botëror që e ka fituar titullin me katër motorë të ndryshëm, ka deklaruar se ky është sezoni i fundit që garon.

“Ishte diçka e mrekullueshme. Kam kaluar momente të paharrueshme, por nga viti tjetër jeta ime do të ndryshojë. Unë nuk do të garoj, nuk do e bëj më atë që kam bërë për 30 vite me radhë. Do doja të garoja edhe për 25 vite të tjera, por kjo nuk është e mundur”, tha në konferencë Rossi, i njohur ndryshe me emrin “Doktori”

Rossi, aktualisht është pilot i Petronas Yamaha dhe largohet nga MotoGP, pas plot 26 sezoneve. Në nëntor, ai pranoi se pasi u testua përsëri pozitiv për Covid-19, ai ishte surprizuar nga mënyra se si sëmundja kishte ndikuar në shfaqjet e tij në gara.

“Unë thashë gjatë sezonit se do të merrja vendimin tim për vitin e ardhshëm pas pushimit të verës dhe vendosa të ndalem në fund të sezonit,” shtoi ai. “Kështu që për fat të keq ky do të jetë sezoni i fundit si një pilot i MotoGP”.

“Doktori jep dorëheqjen”/ Valentino Rossi: Ky është

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular