BallinaLifestyleAdelina Tahiri nuk ndal pozat provokuese, këngëtarja pozon me bikini të vogla...

Adelina Tahiri nuk ndal pozat provokuese, këngëtarja pozon me bikini të vogla dhe tregon linjat trupore seksi

Adelina Tahiri duket se po e shijon shumë këtë sezon veror, gjatë të cilit ka publikuar foto hot me bikini në rrjetet e saj sociale. Këngëtarja njihet për linjat trupore seksi, për të cilat kujdeset vazhdimisht, sidomos pas lindjes së djalit, Jonit.

Biondja seksi ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe të reja, në të cilat shihet e veshur me bikini në formë body, që i thekson gjoksin, të pasmet e mëdha dhe belin e hollë.

Adelina pozoi me flokët e lëshuar me onde, ndërsa në duar mbante aksesorë të ndryshëm për të plotësuar pamjen e saj. Gjithashtu, Tahiri kishte bërë make up për të theksuar vetullat dhe ngjyrën e veçantë të syve.

Disa muaj më parë, artistja ka thënë se dëshiron shumë të bëhet nënë për herë të dytë. Gjatë një interviste ajo u shpreh se vetë është rritur në një familje me katër fëmijë dhe do të dëshironte që edhe vetë të kishte më shumë se një.

Serjoza (partneri) meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi.Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë.

Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë më shumë do e bëj, por sigurisht dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë,”- ka thënë këngëtarja.

Përsa i përket shkëputjes nga muzika, Adelina ka thënë se për momentin i mungon motivimi, por ka theksuar se nuk do heqë dorë nga karriera si këngëtare, edhe nëse nuk e dëgjon njeri.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular