BallinaKryesoreDoktoreshë Enkela Cela Hrdlickova: Kondicioneri dhe shqetësimet me sytë

Doktoreshë Enkela Cela Hrdlickova: Kondicioneri dhe shqetësimet me sytë

Nga Enkela Cela Hrdlickova

(Klinika e okulistikes Kabineti i syrit te thate Spitali Universitar Kralovske Vinohradi, Pragë, Republika Ceke)

Para pak kohesh erdhi ne klinike nje pacienteper shkak te disa  probleme me syte, Kishte shikim te turbullt, kruarje te syve, nje ndjenje rere ne sy. Në të njëjtën kohë, pati nje dhimbje koke dhe rrufe. Problemet u shfaqen pas kthimit nga Kroacia. Ishte e shqetesuar nese ishte e infektuar me COVID-19, edhe pse testet e kryera ishin negative. Pacientja tha se kishte udhetuar me makine ne kthim nga pushimet, ku kishte patur ndezur ajrin e kondcionuar gjate gjithe kohes se udhetimit

Problemet e saj jane tipike në lidhje me shfaqjen e syrit te thate për shkak të ekspozimit te gjate ne ambjent meajer te klimatizuar

KONDICIONERi

Kur flasim per kondicionerin ne pergjithesi kemi parasysh nevojen per te ftohur hapësirat e brendshme ne periudhen e veres kur jane temperatura te larta, heqjen e substancave te demshme nga mjedisi i brendshëm ose kerkesat e larta per ajer te paster. Fryrja e ajrit të ftohte nga kondicioneri shkakton ftohje, veçanërisht në fytyre, qafe dhe shpine, dhe gjithashtu mund të shkaktoje acarim te nervave periferike. Temperatura dhe lagështia ndikojnë në shfaqjen dhe shumëzimin e mikroorganizmave. Rrjedha e ajrit lehteson depertimin e tyre në mjedisin e brendshëm. Ajri i kondicionuar eshte nje nga faktoret e perfshire ne te ashtuquajturin Sindromi i Sëmundjeve të Ndërtimeve (SBS), i cili është një grup problemesh jo specifike-lodhje, rrufe dhe fyte të thatë, dhimbje koke, kruajtje dhe sy të thatë, vështirësi në frymëmarrje.

PROBLEMET E SYRIT

Ne mjediset me ajer te kondicionuar ka nje ulje te theksur te perqindjes selageshtires se ajrit sidomos kur temperaturat jane shume te ulura.Kur ajri ështëi thatë shkakton avullim e shtresës ujore të loteve te syrit. Perveč ujit nje perberes tjeter kryesor i loteve jane yndyrat,roli kryesor i te cileve eshte te ruaj qendrueshmerin e shtreses se loteve.Ne qepallat e syve ndodhen gjendra te yndyres te cilat jane burimi kryesor i prodhimit te yndyrnave te cilet kalojne te lotetdhe nesiperfaqjen e syrit.Ekspozimi i zgjatur i syve, respektive dhe i qepallave ndaj ajrit te ftohte te kondicionerit mund te ndikoj ne demtimin e funksionimitte ketyre gjendrave. Kjo shkakton një ndryshim në cilësinë dhe sasise se lotevesi rrjedhoj shqetësime te syve. Infeksionet e syve shkaktohen më lehtë në terrenin ku ka nje crregullim teloteve te syrit.

Ne pergjithesi personat qe kane syte e shendetshem, nuk kane shqetesime gjate qendrimit ne mjediset me ajer te kondicionuar. Me shume keto problema shfaqen ne personat te cilet  kane demtime ne siperfaqen e syrit

Përkeqësimi i alergjive

Ajri i kondicionuar mund të përkeqësojë alergjitë. Bakteret, pluhuri, sporet,marimangat ose myket qarkullojnë në një qark të mbyllur. Nese kondicioneri nuk përmban filtra të mjaftueshëm që kapin grimcaat, simptomat alergjike si kruajtja, skuqja e syve dhe enjtja e qepallat mund të përkeqësohen në dhomat me ajër të kondicionuar.

Sindroma e syrit të thatë

Përveç problemeve të tjera shëndetësore, ajri i kondicionuar gjithashtu mund të shkaktoje ndjenjen e syrit te thate, i cili në raste ekstreme mund të çojë në përkeqësim e shikimit si rrjedhoje e demtimit te siperfaqjes se syrit – konjunktives dhe kornes. Koha e ekspozimit ndaj ajrit të kondicionuar është gjithashtu e rëndësishme.

Problemet mund të përkeqësohen ne varesi edhe te aktiviteteve qe behen ne keto mjedisesic eshtedhenie e makines, shikimi i televizorit, përdorimi ikompjuterit, leximi, etj., si rrjedhoje u uljes se frekvences te hapjes dhe mbylljes se syve.

Simptomat më të zakonshme të syrit të thatë janë djegia, acarimi, ndjenja e rërës në sy, ndjeshmeri nga drita, ndjenja e lodhjes dhe diskomfort në sy.

Problemet qe lidhen me mbajtjen e lenteve kontakti

Ne mjediset me ajer të kondicionuar, personat qe mbajne lente kontakte mund te kene me shume shqetesime,ka shume mundesi te kene nje intolerancë ndaj lenteve të kontaktit. Me kohen e zgjatjes se ekspozimit, rritet rreziku i infeksioneve, ne raste ekstreme mund te cojedhe ne formimin e ulcerave ne kornen e syrit

KESSHILLA

Neqofte se ndjeni shqetesime me lente dhe pikat e loteve artificial nuk ju ndihmojne zgjidhni mbajtjen e syzeve.Syzetmbrojne syte nga rryma e ajrit te kondicionerit

Kur punoni ne komjuter (punonjesit e bankave, te qendrave tregtare etj.), bëni një pushim prej 20 sekondash çdo 20 minuta dhe shikoni nje objekt që është të paktën 20 m larg, siç është një pamje nga një dritare.

Mos harroni regjimin e pirjes.

Ne qofte se punoni ne nje mjedis te klimatizuar per ore te gjate dhe keni shqetesime me syte keshillohet të aplikoni lot artificial ne sy .

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë nese kane mundesi duhet ti shmangen ajrin e kondicionuar. dhe pervec loteve artificial mund te perdorin pika kunder alergjive.

Nëse problemet me sy vazhdojnë, kontaktoni mjekun per syte për një ekzaminim te syve.

Kondicioner:

Diferenca midis temperaturës së brendshme dhe të jashtme duhet të jetë maksimum 5 ° C.

Respektoni kushtet higjenike te mirebajtjes se kondicionerit

Ne makinë ndizeni kondicionerit ne intervale prej 15 minutash.

Mundohunu qe ajri i kondicionerit most te fryje direkt tek ju

Edhe mjediset me ajer te kondicionuar duhet të ajrosen rregullisht

Ne menyre qe ajri temos jete shume i thate vendosni ne mjedis lule, akuarium ose lageshtues te mjediseve

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular