BallinaLifestyleFOTOT/Arbana Osmani ndan momente private nga pushimet: Si është të shijosh jetën...

FOTOT/Arbana Osmani ndan momente private nga pushimet: Si është të shijosh jetën me shpirtin tënd binjak!

Një nga pasionet më të mëdha të çiftit shumë të dashur shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, janë udhëtimet nga një vend në tjetrin.

Ata kanë treguar në rrjetet sociale se u pëlqen shumë të eksplorojnë vende e kultura të reja, e shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre eksperienca të mrekullueshme nga udhëtimet që bëjnë, jo vetëm brenda Shqipërisë, por dhe jashtë. E së fundmi ata ndodhen në Greqi, prej nga ku nuk na i kanë kursyer fotot e videot plot dashuri.

Megjithatë, duket se foton më të bukur e kishin ruajtur për mëngjesin e së premtes, kur i shtuan doza romance “Instagram”-it. Ishte moderatorja ajo që postoi një foto ku shihet në krahët e regjisorit dhe të dy duken shumë të lumtur.

Soulmates!”, ka shkruar ajo krah fotos ku komentet kanë qenë të shumta dhe çifti duket më i dashuruar se kurrë.

Arbana dhe Eduarti sollën në jetë djalin e tyre, Diellin, disa muaj më parë. Eduarti tregoi se Dielli është një kopje e tij. Teksa fliste për djalin, regjisori tha se vogëlushi është fëmijë i mbarë dhe gjatë gjithë natës fle gjumë “si vetë ai”.

Moti duket që me mëngjes”, u shpreh Eduart Grishaj teksa me shaka i hidhte kunja Arbana Osmanit se kujt i ngjan djali. “Dielli është shumë i mbarë, duket si baba që fle natën. Është brilant, fle në orën 12:30, ashtu si gjithë të rriturit dhe fle gjithë natën. Kurse ditën rri zgjuar, e ke për këngë, valle e muzikë. Nuk hedhim kunja kujt i ngjan, duket që është si unë. Moti duket që me mëngjes. Kështu them unë, kur të dalë Arbana, do të flasë për veten (qesh)”, tregoi ai i ftuar në “Wake Up”.

Ndërsa rrëfeu se me ardhjen në jetë të Diellit, gjërat për të kanë ndryshuar dhe ka një kënaqësi shumë të madhe kur e shkon në shtëpi. Regjisori u shpreh se e ndihmon shumë partneren e tij pas lindjes së djalit, duke theksuar se “i ka qenë në krah moderatores pa qenë Dielli, imagjino tani”.

Gjëja që ka ndryshuar, që evidentohet, është se kur shkon në shtëpi, ke një kënaqësi shumë të madhe kur e shikon, kur jep ato reagimet e para. Arbanës i kam qenë në krah pa qenë Dielli, imagjino çfarë bëj tani. E mbaj, kujdesem për të, ngaqë jam edhe shumë i gjatë nuk qan, kur e mbaj në sup i sheh njerëzit nga sipër dhe i duket vetja i rëndësishëm”,- përfundoi Eduart Grishaj.

Ndërkohë, çifti po i shijon në maksimum pushimet, për t’u rikthyer në projektin e ri televiziz “Big Brother VIP”, që do të nisë së shpejti dhe do të moderohet nga Arbana.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular