BallinaBotaVIDEO/Lotët e vajzës afgane që po tronditin botën: Ne do të vdesim...

VIDEO/Lotët e vajzës afgane që po tronditin botën: Ne do të vdesim ngadalë…

Afganistani ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm pasi talebanët morën kontrollin e vendit. Një kthesë të madhe pritet që të marrë edhe jeta e vajzave dhe grave në këtë vend me ardhjen e talebanëve në pushtet.

“The Guardian” në një artikull të publikuar sot flet për humbjen e lirive që gratë fituan në vitin 2001, teksa nga momenti që talebanët zaptuan vendin, gratë u zhdukën nga rrugët.

Në kryeqytetin afgan Kabul gratë qëndrojnë në shtëpi nga frika se mos dhunoheshin nga talebanët për mos mbulimin e tyre. Burka, e cila u bë një simbol ndërkombëtar i shtypjes së grave nga talebanët gjatë viteve 1990, është “rikthyer” përsëri duke detyruar gratë e moshuara ta nxjerrin  nga dollapët e tyre dhe një pjesë të detyrohen ta blejnë.

Ndërkohë që në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi videoja e një vajze afgane e cila në lot shprehet se jeta e saj po shkatërrohet dhe se gratë në vendin e saj, me ardhjen e talebanëve “do të vdesin ngadalë, në histori”.  “Zemra më dhemb për gratë e Afganistanit” shprehet ajo.

Aktivistja Masih Alinejad që e intervistoi shkruan se “Këtë herë ne qamë së bashku, por ajo më premtoi të qëndroja e fortë dhe e fuqishme. Ajo është vetëm 23 vjeç, plot dhimbje dhe zemërim” shkruan ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular