BallinaKronikeEMRAT/Mbollën HASHASH në serë! Kaben "MAT" babë e bir në Tiranë, u...

EMRAT/Mbollën HASHASH në serë! Kaben “MAT” babë e bir në Tiranë, u gjenden edhe dy automatikë

Fatmir Sulaj, 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj, 25 vjeç, babë e bir, janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak se akuzohen për kanabis dhe armë pa leje.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Kashar, në brendësi të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar, në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Pas kontrollit të policisë atyre iu gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “KASHARI”.

Operacioni kundër veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “KASHARI”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Fatmir Sulaj., 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj., 25 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Kashar, në brendësi të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar,në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Kultivim i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular