BallinaAktualitet"KE nuk njeh çertifikatat e vaksinimit nga Shqipëria". Reagon PD, Dr.Zheni Gjergji: Po...

“KE nuk njeh çertifikatat e vaksinimit nga Shqipëria”. Reagon PD, Dr.Zheni Gjergji: Po penalizon lëvizjen e lirë të shqiptarëve

“Korrupsioni dhe procesi joserioze, KE nuk njeh çertifikatat e vaksinimit nga Shqipëria”.  Reagon PD, deputetja e zgjedhur Dr.Zheni Gjergji: Përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA  po penalizon lëvizjen e lirë të shqiptarëve

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) nga 20 gushti do të pranojë çertifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa Shqipëria për shkak të procesit të vaksinimit jo serioz dhe korrupsionit të përhapur në sistemin e Shëndetësisë, si edhe hyrjes së virusit të rryfshetit për të bërë vaksinën e sigurt “Pfizer” – është jashtë vëmendjes.

Përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA në popullatë, duke dalë jashtë rregullave të BE, po penalizon pranimin e çertifikatës së gjelbër (green pass) që lejon lëvizjen e lirë, në zonën Shenghen.

Shqiptarët meritojnë më shumë sesa një qasje të korruptuar të sistemit të shëndetësisë dhe vaksinimit. Shqiptarët meritojnë dinjitet dhe liri udhëtimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular