BallinaKryesoreTre 3 muaj burg për një akt seksual… vapa e gushtit po...

Tre 3 muaj burg për një akt seksual… vapa e gushtit po sjell surpriza në gjykata

Nga Elton Qyno

Drejtësia Shqiptare, tregohet e pamëshirme kur vjen puna e dënimit të personave pa përkrahje, që s’kanë kunjuktura dhe që nuk arrijnë dot të mbyllin dosjet penale.
Gjyqtarë e prokurorë, kalitin çekiçin e Drejtësisë dhe nuk falin edhe ata që kapen mat, me K… në gojë, apo duke drejtuar ndonjë motor pa patentë.
Aman kur vjen puna për këto rastet e tjera, ndonjë dënim zyrtari, ndonjë nga këta të fortit, bishtin ndër shalë dhe ikën me vrap drejtësia. Mirë që s’po arrestojnë dhe dënojnë edhe drejtuesit e biçikletave.
Po afron shtatori dhe vapa e gushtit po le viktimat e veta, duke dënuar me 3 muaj burgim një çift të rinjsh, të cilët po bënin qef me njëri-tjetrin brenda në makinën e tyre. Pasi një patrullë policie i prishi rehatin dhe i paska zënë në makinë teksa, vajza i bënte gojore djalit, brenda në automjet.
S’të fal ligji, kur kapesh me presh në gojë…është ingranash i fortë ligji. Ti thyen dhëmbët, të del gurmazi kur shkel ligjin. Mirë që për këtë çështje penale nuk kanë shpallur koopetencën dhe t’ia kalojnë SPAK-ut, për hetime të mëtejshme, se ku dihet si do shkonte puna pastaj.Aty dilte “Grup i Strukturuar Kriminal” ai miku.
Vendimi për dënimin e dy të rinjve është dhënë nga gjyqtari i Tiranës, Kastriot Gramshi, ndërsa prokuror i çështjes, Gjergji Tako. Dy të rinjtë E.K, djali dhe vajza E.Ç, janë deklaruar fajtorë dhe dënuar me nga 3 muaj burg secili, për akuzën e “Marëdhënies seksuale në ambjente publike”. Ky dënim me burg, u pezullua me kushtin që të rinjtë të mos e përsërisin më veprën penale.
Sipas materialit hetimor krimi i rëndë paska ndodhur në datën 12 Shkurt 2021 në rrugën “Papa Gjon Pali II”, kur dy punonjësit e Policisë, Hazis Nicaj dhe Elmas Guri kanë vërejtur një automjet.
Punonjësit e policisë kanë raportuar se atyre iu tërhoqi vëmendjen fakti se dy persona brenda automjetit po kryenin marrëdhënie seksuale.
Punonjësit e policisë i kanë intervistuar dy personat që dëfreheshin dhe më pas të dy së bashku i kanë çuar në ambjentet e komisariatit Nr.1. Punonjësit e policisë kanë hartuar raport shërbimin, ku tregonin se dy të rinjtë E.K dhe E.Ç, po bënin seks oral dhe sipas tyre pamja qe e mundur të shihej nga publiku nga jashtë nëpërmjet xhamit të parmë të mjetit. Kaq mjaftoi për ti ndaluar dhe nisur çështje penale.
Policët zunë vajzën duke i bërë gojore djalit. Ata bënë detyrën, mendoni ju?? Por ç’bëri gjykata dhe si interpretoi faktin kriminal se…?
Dhe gjykata mes rreshtave të vendimit s’qaron të gjithë paqartësinë:
“…gjykata, paraprakisht evidenton faktin se për të pasur një figurë konkrete të veprës penale është e domosdoshme ekzistenca e të gjithë elementëve përbërës të saj të marra së bashku. Provueshmëria e elementëve objektive dhe subjektive të figurës së veprës penale, shërben si bazë për të vënë një person përpara përgjegjësisë penale. Gjithashtu, gjykata arsyeton se, vepra penale paraqet në vetvete një unitet të të gjithë elementëve të figurës së saj. Ajo konsiderohet e kryer në mënyrë të plotë atëherë kur ekzistojnë të katër elementët e saj…”.
Me sa duket vapa e gushtit po sjell surpriza për freskinë e Shtatorit që Shqiptarët mezi po e presin.
Bëni kujdes se po vijnë kohëra të vështira, që mund ta hash në të dyja anët, për të njëjtin veprim…
Në fakt ky vendim dënimi duhet përshendetur, se tregon që po ecën jashtëzakonisht mirë politika penale tek gjykata e Tiranës. Jo se ka edhe më keq. Pasi SPAK-u me pushime dhe gjykata e Tiranës është më e avancuar…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular