BallinaKronikeAksident tragjik në Shkodër, 16-vjeçari gjendet i vdekur në kanal

Aksident tragjik në Shkodër, 16-vjeçari gjendet i vdekur në kanal

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 16-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Shkodër-Velipojë.

Sipas informacioneve, fëmija me inicialet O.G ishte duke ecur me një mjet bujqësor, kur është goditur nga prapa nga një tjetër makinë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Trush në orë 5:20 të mëngjesit.

Për pasojë, 16-vjeçari ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës duke humbur jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një mjet buqësor (motokorrëse) që po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.

Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës)

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular