BallinaKronikeBiznesi kaloi tek "Tolja", përplasja që çoi në vrasjen e Bledar Muçës...

Biznesi kaloi tek “Tolja”, përplasja që çoi në vrasjen e Bledar Muçës në Lushnje

spot_img
spot_img

Ekzekutimi me automatik i Bledar Muçës në ambjentet e lokalit të tij në Lushnjë, mbrëmjen e 23 gushtit, duket se e ka bazën e konfliktit pikërisht mes rradhëve të një grupi kriminal që vepron në këtë qytet.

Sipas Oranews, hija e përplasjeve për lojërat e fatit, kryesisht kompjuterat, besohet se qëndron pas kësaj vrasje të mirëorganizuar që shkaktoi një të vrarë e 5 të plagosur

34 vjeçari në Lushnjë nuk ishte përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal të dukshëm, por burime policore bëjnë me dije se viktima dyshohej se merrej me aktivitetin e lojërave të fatit.

Besohet se ai administronte dhjetëra kompjutera në Lushnjë dhe në disa fshatra, kompjutera të cilat i përkisnin një personi tjetër, anëtar ky i “Hakmarjes për drejtësi”.

Me sa duket përplasja për ndarjen e fitimit, ka sjellë marjen e kompjuterave dhe lënien në përdorim të tyre, tek një person tjetër në Lushnjë me nofkën “Tolja”, që me sa duket i përket të njëjtit grupimi kriminal.

Por marrja e biznesit dhe kalimi në administrim tek një person tjetër, me sa duket nuk është pritur mirë nga Bledar Muça, që sipas policisë rreth dy janë më parë janë konfliktuar me personat që ai i njihte në këtë aktivitet.

Tashmë policia dhe prokuroria e Lushnjës janë duke hetuar këtë pistë konflikti, ndërsa hetimi është shtrirë edhe tek aktiviteti i shitjes së heroinës dhe kokainës në këtë qytet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular