BallinaKronikeVrasja e Bledar Muçës! Si është gjendja e të plagosurve? Klienti 24-vjeçar...

Vrasja e Bledar Muçës! Si është gjendja e të plagosurve? Klienti 24-vjeçar mori 5 plumba, shpëton mrekullisht

Gjendja e personave të plagosur në atentatin ndaj Bledar Muçës është stabilizuar. Elvis Tafani, një nga pesë të plagosurit e atentatit ndaj Bledar Muçajt në Lushnje, duket se ka shpëtuar mrekullisht. 24-vjeçari që ishte klientë gjatë atentatit, është prekur nga pesë plumba, dy prej të cilëve kanë depërtuar tejpërtej në trup.

Mjekët kanë arritur t’i shpëtojnë jetën të riut duke i hequr predhat nga trupi. Në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, ndodhen dhe pesë të plagosurit e tjerë të atentatit ku mbeti i vrarë Bledar Muçaj.

Dy ditë pas atentatit të rëndë në Lushnje, ku mbeti i vrarë Bledar Muçaj dhe u plagosën pesë persona të tjerë, policia ende nuk ka një konfirmim rreth motive të ngjarjes dhe autorëve të saj. Ndërkohë, pesë të plagosurit e këtij atentati vijojnë të marrin trajtim spitalor, ku situata më e rënduar duket për 24-vjeçarin Elvis Tafani.

Ky i fundit mësohet se ka marrë pesë plumba në trup, pasi ka qenë në trajektoren ku ishte i ulur dhe shënjestra e atentatit, viktima Bledar Muçaj. Burime nga spitali i Lushnjes sqarojnë se Elvis Tafani ka marrë dy plumba, të cilët e kanë depërtuar tejpërtej trupit. Ndërsa tre plumba të tjera e kanë goditur në bark e në shpatull.

Mjekët e spitalit të Lushnjes kanë arritur të nxjerrin tre plumbat që mbetën në trupin e të riut, duke i shpëtuar jetën. Deri më tani burime nga spitali thonë se 24 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse ka komplikacione për shkak të plagëve të marra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular