BallinaKronikeXhuliano u vra për.../Përplasja brenda në automjet, zbulohet sherri që çoi në...

Xhuliano u vra për…/Përplasja brenda në automjet, zbulohet sherri që çoi në ekzekutimin e 25 vjeçarit

Vrasja e të riut Xhulian Bullari në Vlorë dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve për çështje droge. Burime bëjnë me dije se viktima Bullari dhe autori Bledar Selmanaj janë nisur së bashku nga Tirana në Vlorë për çështje që lidhen me trafikun e lendëve narkotike.

Shkak për vrasjen është bërë një borxh që viktima i kishte autorit, një shumë parash, dhe kjo ka bërë që konfliktet të agravohen. Në debat e sipër ai e ka qëlluar brenda në automjet duke e lënë te vdekur në vend.

Selmanaj ka pranuar në Polici që e ka shoqëruar deri në Vlorë me makinë Bullarin, por nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Pavarësisht kësaj, ka prova të qarta që e implikojnë në vrasje. Selmanaj ka qenë i dënuar më herët për vjedhje.

Ai është dënuar në vitin 2012 për një sërë vjedhjesh, që i kryente në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Vlorë e Fier. Sendet e vjedhura, 39-vjeçari i shiste më pas nëpër dyqane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular