BallinaAktualitetNdarja nga jeta e Kujtim Aliajt, Helidon Bushati: Sot Shkodra humbi shumë....

Ndarja nga jeta e Kujtim Aliajt, Helidon Bushati: Sot Shkodra humbi shumë. Pusho i qetë profesor! Kujtimet e mia…

Edhe deputeti i PD per Shkodren drejtuesi politik i kesaj partie Helidon Bushati ka reaguar per ndarjen nga jeta te muzikantit te shquar Kujtim Alija, dirigjenti i njohur shkodran, organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendre kulturore të fëmijëve në Shkodër, mban titullin ‘Mjeshtër i Madh’.
Statusi i Helidon Bushatit

Dua t’i shpreh ngushëlllimet e mia më të sinqerta familjes, por jo vetëm.
Sepse Kujtim Alija ishte i Shkodres. Sot Shkodra humbi shumë.
Kujtimet e mia të para me profesorin, i kam të ruajtura qysh në shkollën 11 Janari, kur e kisha mësues muzike.
Kujtim Alia do të mbahet mend si fjalëpaku-punëshumë qe e jetoi Shkodrën denjësisht, i sherbeu deri ditën e fundit, duke luftuar një betejë të pabarabartë që kërkoi ta mposhte me buzëqeshje.
Oazi i talenteve shkodranë do të na mungojë të gjithëve. Sidomos Shkodrës!
Pusho i qetë profesor!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular