VIDEO/Si në përralla! Manjati i modës fejohet me modelen e njohur, vetëm unaza kushton…

0

Miliarderi Themeluesi PrettyLittleThing, Umar Kamani i ka propozuar të dashurës së tij modele magjepsëse Nada Adelle në një ceremoni ekstravagante me një unazë mahnitëse prej 2 milion dollarësh.

Fotografët profesionistë ishin në dispozicion për të kapur momentin kur Umari, 33 vjeç, ra në gjunjë dhe e shtroi pyetjen në ‘Shtëpinë e Operës në Monte Carlo’, të cilën ai e  mori me qira për këtë rast.

Umeri mbushi teatrin historik me 10.000 trëndafila të bardhë, dhjetëra qirinj ndërsa 25 muzikantë interpretuan Bukurinë dhe Bishën ndërsa Nadia, rrezatuese, hyri në dhomë.

Edhe pse ajo po martohet me mbretin e modës Nada iu shmang markave të tij dhe mbante të veshur  një fustan të bardhë prej 2,500 dollarësh  nga projektuesi me qendër në Londër David Koma për rastin.

Veshja plotësohej në mënyrë të përkryer me unazën e saj  me një diamanti 21 karatësh që ishte bërë enkas për modelen nga argjendari i famshëm i Nju Jorkut Richard Nektalov.

Umar, familja e të cilit ndërtoi perandorinë e tyre të modës nga një stendë në tregun e Mançesterit në një biznes prej shumë miliardë paundësh, mbante të veshur një kostum Tom Ford prej 5,907 dollarësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.