Nga Fran Frrokaj
Një opinion personal për dorëheqjen e Z.Marku nga parlamenti.
Thashë opinion, pasi më saktë kam komunikuar privatisht me Z.Marku, me Z.Gjekmarkaj dhe me kryetarin e degës Z.Gjoka.
Pavarsisht argumentave që jep në dorëheqjen e tijë Z.Marku, unë jam kategorikisht kundra një veprimi të tillë (veçanërisht në këto momente) për shumë arsye.
-E para:
Dorëheqja duket e njeanëshme pasi edhe nëse ka patur një mosmarrëveshje me Kryetarin Basha, ai duhej të bënte parimisht një paraqitje të vërejtjeve të tijë në struktura më profesionale polotikisht sesa kongresi, pra tek kryesia e re e PDSH dhe tek grupi i ri parlamentar i PD pas konstituimit të tyre.
-E dyta dhe më kryesorja:
Zotëria ishte drejtues politik i Qarkut dhe u votua edhe për këte cilësi nga qarku yne, natyrisht krahas mbështetjes për PD dhe për cilësite e tija intelektuale, ndaj pikërisht për këtë arsye duhej të kishte bërë një takim së paku me kryesitë e degëve Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.
-Mirdita është origjina e fjalës Kuvend dhe Besë prandaj
duheshin provuar këto metoda përpara dorëheqjes.
Opozita është e vështirë vërtetë por është edhe provë për karakterin e politikanit të vërtetë!
Gjithsesi besoj në opozitarizmin dhe vlerat e profesorit.
Kaq.
Të tjerat thashë që mbeten konfidenciale!