BallinaAktualitetAgim Baçi për Berishën: Do të dëshiroja të ishte duke shkruar kujtimet

Agim Baçi për Berishën: Do të dëshiroja të ishte duke shkruar kujtimet

Ndërsa shtatori po afron, Partia Demokratike nuk e ka ende një vendim lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha nëse do të jetë apo jo pjesë e grupit të ri parlamentar

Berisha ishte dhe në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD ku votoi për ekipin e ri drejtues të kësaj partie dhe Kryesinë e re.

Agim Baçi, gazetar dhe analist, i ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma thotë se ky nuk është vendim i lehtë për PD dhe se nga DASH do të duhej të qartësoheshin akuzat e ngritura ndaj tij

Baçi: Çështja është delikate për shkka se e ka kërkuar aleate më strategjik i gjithë shqiparëve, padyshim dhe PD, që është SHBA. Duam të besojmë se DASH kur bën akuza të tilla nuk merret as me mediat lokale dhe as me njerëz që bëjnë akuza formale apo me inate personale. Do ishte më e qartë për shqiptarët nëse do të kishte një ndihmesë nga DASH për këto akuza ndaj Berishës që ne të qartësoheshim dhe PD të ishte shumë më e qartë në lidhje me vendimin që do të merrte për ish-kryetarin e saj. PD është propozuese e ligjit për dekriminalizimin. Berishën nuk mund ta krahasojmë me shumë këta që ka përfshirë ligji. Unë do të doja që PD të mos ishte në këtë dilemë, as Berisha mos të ishte përballë këtyre akuza. Do të dëshiroja që Berisha të ishte duke shkruar kujtimet për PD dhe shqiptarët, si një figurë e rëndësishme e këtyre 30 viteve ka shumë gjëra për tu thënë shqiptarëve. Ndjej keqardhje që është përballë këtij fakti. Zgjidhja nuk është kaq e lehtë. Do të duhej një strategji shumë më e qartë qoftë nga ata që e kanë akuzuar, qoftë nga PD për këto akuza.

Sa i takon ekipit të ri, Baçi shpreson që ndryshimi të mos mbetet thjesht në kuadrin e emrave.

Baçi: Në Kuvend ka deputetë të rinj, ka ndryshime në përbërje dhe strukturë. Shpresoj mos të jetë ndryshim emrash. Nuk e shikoj te emrat por platforma, te strategjia për t’iu qasur shumicës së heshtur që nga fushata që mund jetë shumë shpejt për zgjedhjet lokale. Mund të fillojë me 7-8 bashki që janë pa kryetar për shkak të lidhjeve me krimin. Zgjedhjet e njëanshme i kanë bërë të gjithë kryetarët e bashkive vartës të kryeministrit dhe nuk ka më pushtet lokal. Në shumicën e qyteteve mund të flitet për tendera por jo për një përkujdes të pushtetit lokal, duket se nuk e njohin më ligjin e  pushtetit lokal për atë çka i lidh me qytetarët. Kryeministri i trajton kryebashkiakët si nëpunës të administratës.

Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, ka paraqitur para Këshillit Kombëtar strategjinë opozitare me nisjen e legjislaturës së re.Veç reformës elektorale dhe asaj territoriale , kryetari i opozitës kërkon ndryshime kushtetuese. Ai synon ti japë fund paktit të bëre mes Ramës dhe Berishës në vitin 2008.

Baçi: Lidhur me marrëveshjen e 2008 dhe reformën territoriale duket sikur kemi një korrigjim që ka pasur PD nga 2013 në 2017 që ka qenë një bojkot i reformës territoriale i pashpjegueshëm që solli këtë lloj harte territoriale që është dhe hartë politike dhe një ndryshim kushtetues që minimalisht u hoqi të drejtën shqiptarëve për referendume dhe një  pasqyrim jo të duhur të votës së shqiptarëve kudrejt atyre që do të zgjedhë. Shpresoj që ndryshimet kushtetuese të jenë në këtë favor.

Baçi komentoi edhe akuzat e Ramës ndaj qeverisë së djathtë për moszbardhjen e dosjeve të komunizmit, duke i dhënë të drejtë Kryeministrit në këtë drejtim.

Baçi: Rama është i sinqertë, i ka kërkuar llogari PD që nuk ka bërë asgjë për të pastruar politikën nga ish-pjesëtarët e Sugurimit të Shtetit apo ish-prokurorët dhe hetuesit e kësaj kohe. Pavarësisht këndvështrimit që e ka thënë Rama për mua ka të drejtë sepse PD ka përgjegjësi që nuk ka arritur dot të bëjë dekomunistizimin e duhur të shoqërisë shqiptare.  PS është në habitatin e saj ku ndjehet mirë brenda gjithë ish-pjesëtarëve të Partisë Komuniste, ish-pjesëtarëve të Sigurimit të Shtetit, ish-aëntarëve të asaj neomeklature që e kanë mbajtur atë sistem gjallë. Në rregull është ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular