Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Një pacient është filmuar duke dalë nga dritarja e dhomës së pasme të Repartit Infektiv në Gostivar.
Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga media të shumta në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë lidhur me këtë rast ende nuk ka asnjë reagim nga spitali apo nga policia.
Që nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë regjistruar 7 503 raste me koronavirus, ndërsa momentalisht ka 1 394 raste aktive.