BallinaKronikeRrezikoi jetën e 36 pasagjerëve me manovra të rrezikshme, në pranga shoferi...

Rrezikoi jetën e 36 pasagjerëve me manovra të rrezikshme, në pranga shoferi i autobusit

Një shofer i autobusit të linjës Korçë-Tiranë, ka përfunduar në prangat e policisë pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë brenda në autobus po transportonte 36 udhëtarë nga Korça në drejtim të Tiranës.

Policia ka njoftuar se pas marrjes së telefonatës, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore ndaluan shoferin e identifikuar me inicialet A. M., 56 vjec, i cili rezultoi se drejtonte autobusin nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.75 mg/l. Ai u vu në prangat e policisë dhe akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative se një shofer i linjës Korçë-Tiranë, po kryente manovra të rrezikshme në rrugë, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë ndaluar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, mjetin autobus, i cili transportonte 36 udhëtarë nga Korça në drejtim të Tiranës, me drejtues shtetasin A. M.

Pas kontrollit të dokumentacionit dhe kryerjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit, ky shtetas rezultoi se drejtonte autobusin nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.75 mg/l”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon qytetarët që besojnë te Policia dhe denoncojnë shkeljet e rregullave të qarkullimit, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular