BallinaKronike"Kishte për të paguar kredi"! 48- vjeçari i jep fund jetës duke...

“Kishte për të paguar kredi”! 48- vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvrarë me armë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar herët në mëngjes në Suk 1 të Roskovecit, ku një 48-vjeçar i dhe fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Personi që i ka dhënë fund jetës është Florjan Cjapi. Dyshohet se 48-vjeçari i ka dhënë fund jetës pasi ishte në kushte të vështira ekonimike.

Fqinjët e të ndjerit janë shprehur se ai kishte borxhe dhe duhet të lante një kredi, çfarë i kishte shkaktuar edhe depresion së fundmi.

I ndjeri e kishte marrë kredinë për serat që kishte bërë, por që prodhimi këtë vit ishte shumë i dobët, çfarë e ka bërë të pamundur shlyerjen e borxhit. Cjapi me bashkëshorten kanë jetuar prej vitesh në Itali, por që së fundmi ishin kthyer.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:55, në fshatin Suk 1, Roskovec, shtetasi F. C., 48 vjeç, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular