BallinaPolitikeA do betohet qeveria e re tek presidenti i shkarkuar? Flet Rama:...

A do betohet qeveria e re tek presidenti i shkarkuar? Flet Rama: Me Metën..

Edi Rama duket se nuk ka rrugë tjetër. Qeveria e re do të betohet tek presidenti, që maxhoranca e PS e ka shkarkuar, ndërsa fati përfundimtar i Ilir Metës është në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri deklaroi nga studio e OPINION se do zbatojë kushtetutën dhe do betohet bashkë me kabinetin e tij, tek presidenti Ilir Meta.

Rama tha se mes tyre nuk ka asnjë zënkë, thjesht rrugët mes PS dhe Metës “janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme”.

Pjesë nga diskutimi

Pyetje: Presidenti i Republikës, keni shkarkuar votimin e tij, ju dhe mazhoranca juaj. Do të shkoni të betoheni në zyrën e tij?

Rama: Përsa kohë është në zyrë….do respektoj për Kushtetutën

Pyetje: Do te respektoni kushtetutën…Ka pasur tentativa mes jush gjatë verës për pajtim me presidentin, sepse Presidenti ka hequr dorë nga deklaratat e fora, merret me ecje. Ka pasur kontakte mes jush? Ju jeni zënë dhe jeni pajtuar shpesh.

Edi Rama: Unë nuk jam zënë, thjesht janë ndarë rrugët mes PS dhe Ilir Metës në mënyrë të pakthyeshme.

Pyetje: Janë ndarë disa herë dhe rrugët bashkoheshin prapë?

Edi Rama: Është e pakthyeshme për arsyet që janë publike

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular