BallinaBotaBiznesi është biznes / Irani nis eksportin e naftës për talebanët “armiq”

Biznesi është biznes / Irani nis eksportin e naftës për talebanët “armiq”

Irani eksportonte naftë prej kohësh në sasi të kufizuara në Afganistan, për shkak të sanksioneve amerikane dhe ndasive që regjimi i ajatollahëve ka me regjimin e talebanëve. Por, këto ndasi janë lënë mënjanë për momentin dhe Teherani rifilloi eksportet e naftës me kërkesë të vetë talebanëve.

Çmimi i kaburantit në Afganistan arriti deri në 900 dollarë për ton gjatë kulmit të kaosit të krijuar pas tërheqjes së SHBA, ku lëvizjet e njerëzve nga frika e talebanëve u shtuan.

Për t’iu kundërvënë rritjes së çmimit, talebanët sunitë i kërkuan Iranit shit që t’i mbante kufijtë hapur për tregtarët e naftës.

“Talibanët i dërguan mesazhe Iranit duke thënë” ju mund të vazhdoni eksportet e produkteve të naftës “,” i tha Reuters Hamid Hosseini, anëtar bordi dhe zëdhënës i Unionit të Eksportuesve të Naftës, Gazit dhe Petrokimike të Iranit, në Teheran.

Mesazhi u mor dhe Irani urdhëroi njësitë doganore me Afganistanin që të lejonin kalimin e karburanteve me këtë vend. Ndërkohë, në përpjekje për të siguruar karburantin e nevojshëm për vendin, talebanët po zbatojnë nëpër pikat kufitare politikën e taksave të reduktuara, ose të hequra fare.

Irani është vendi i katër në botë për nga rezervat më të mëdha të naftës, por raundi i fundit i sanksioneve amerikane të vendosura nga ish-presidenti amerikan Donald Trump në 2018, ka zvogëluar ndjeshëm eksportet e naftës.

Irani eksportoi rreth 400,000 tonë karburant tek fqinji i tij nga maji 2020 deri në maj 2021, sipas një raporti të publikuar nga PetroVieë, një platformë kërkimore dhe konsulence iraniane e naftës dhe gazit. Rrjedhat iraniane të karburantit kanë qenë jetike për Afganistanin në vitet e fundit, sipas tregtarëve dhe një raporti të qeverisë afgane, parë nga Reuters.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular