BallinaKryesoreQeveria e re/Reagon PD: Janë veç fytyra korrupsioni e babëzie! Përballja jonë...

Qeveria e re/Reagon PD: Janë veç fytyra korrupsioni e babëzie! Përballja jonë në Parlament, në sheshe dhe kudo

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me qeverinë e re, e cila u bë publike ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Deputetja e zgjedhur e PD, Greta Bardeli thotë se emrat e kabinetit të ri janë fytyra korrupsioni e babëzie të njohur për abuzime me fondet publike.

“Shërbëtorët e rinj të pushtetit korruptiv të Edi Ramës do të jene veç për bakshishet e majme të mafies së inceneratorëve, PPP dhe Tenderave!  Janë veç fytyra korrupsioni e babëzie të njohur për abuzime me fondet publike”, shkruan Bardeli.

Sa i takon emërimit të  grave në qeveri, Bardeli thotë se janë për të ardhur keq, figura anonime që  përzihen dukshëm me ato të njohura për korrupsion dhe tendera sekrete.

Ajo thekson se përballja e opozitws do tw jetw në Parlament, në sheshe e rrugë e kudo të jetë e mundur.

Reagimi i plotë

Shërbëtorët e rinj të pushtetit korruptiv të Edi Ramës do të jene veç për bakshishet e majme të mafies së inceneratorëve, PPP dhe Tenderave!

Janë veç fytyra korrupsioni e babëzie të njohur për abuzime me fondet publike!

Zv.kryeministri, mjeshtër i inceneratorëve A. Ahmetaj duhet të ishte dorëzuar ne pranga në derën e SPAK dhe jo të firmosë aferat në mungesë të kryeministrit.

Organizatorët, nxitësit dhe urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve në dosjen e njohur 184, 339/1 janë shpërblyer me poste të larta në qeveri e parti.

I njohur nga gjithe shqiptaret si Tërmet Gjiknuri, asistent i Y.Lalës organizator i strukturës paralele të grabitjes së zgjedhjeve në aleancë me grupe gangsteresh është i përzgjedhur nr.2 i E.R !

U.Manja i përfshire në përgjime e krimit zgjedhor ne dosjen 184 të botuar në revistën gjermane “BILD” është emëruar hiç më pak se Ministër Drejtësie për të mbyllur të gjitha dosjet e manipulimit elektoral!

Gratë në qeveri, për të ardhur keq, figura anonime përzihen dukshëm me ato të njohura për korrupsion, tendera sekretë, e abuzime të panumërta me taksat e qytetarëve, janë thjesht e vetëm fasada!

ER i përdor gratë për kozmetikë për të mbuluar pushtetin mizor e grabitës, pushtetin që shkakton vuajtje dhe varfërim cdo ditë.

Përballja jonë në Parlament, në sheshe e rrugë e kudo të jetë e mundur, me dhe për qytetarët do të rikthejë shpresen e besimin, forcën e kurajon për një qeverisje për shqiptarët!

#PartiaDemokratike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular