BallinaAktualitetTë rinjtë e refuzojnë / Anglia kërkon 100 mijë shoferë kamionësh

Të rinjtë e refuzojnë / Anglia kërkon 100 mijë shoferë kamionësh

Britania e Madhe po vuan nga mungesa e shoferëve të kamionëve të transportit të mallrave, që pas Brexit janë reduktuar në numër për shkak se një pjesë e mirë e tyre ishin nga vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Shkak i mungesës së këtyre punonjësve, sipas bizneseve të këtij sektori janë kushtet e këqija, oraret e zgjatura në punë, jetesa larg familjes dhe stresi e ankthi që shkakton kjo punë.

Nick Downing, pronar i një kompanie transporti me kamion dhe vetë shofer thotë se në 43 vite në këtë profesion asnjëherë nuk ka hasur në kushte më të këqija se kushtet aktuale.

Ai thotë se kur ka filluar këtë punë në fund të viteve ’70 ishte e lehtë të gjeje parking e banjo publike, ndërsa sot ato janë të vështira për t’u gjetur, duke u shtuar kostot shtesë shoferëve gjatë orareve të punës.

Këto kushte, sipas tij kanë bërë që shoferët e kamionëve nga Bashkimit Europian, përveç Brexit të mos preferojnë as të punojnë në Britaninë e Madhe.

“Në kontinet ka kushte më të mira dhe mendoj se kjo është arsyeja se përse brezi i ri nuk i intereson kjo punë”, thotë ai.

Nga përllogaritjet e shoqatave të këtij biznesi thuhet se ky sektor ka nevojë për rreth 100 mijë shoferë kamionësh, ndërsa mungesa e tyre renditet edhe mes arsyeve se përse marketet në Britaninë e Madhe po mbesin gjithnjë e më shpesh pa furnizuar dhe raftet e tyre bosh.

Tom Reddy, që punon në këtë profesion prej 15 vitesh thotë se mori krejt papritur një rritje page me 40 për qind, madje edhe pa e kërkuar atë, duke e çuar atë nga 17 paund, në 24 paund ora.

“Në karrierën time nuk kam parë një gjë të tillë, por sërish ata mund të më ofrojnë edhe 80 mijë paund në vit, por sërish nuk do të mjaftonte. Unë dua të largohem”, tha ai për BBC.

Faktorë të tjerë që trembin të rinjtë që t’i afrohen këtij profesioni në Britani lidhen me paragjykimet e racizmin e theksuar për këtë kategori, që shihet si punë për njerëz “të rëndomtë” e “endacakë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular